I shumë përfoluri afaristi Sabit Pacolli kohëve të fundit ka qenë më i apostrofuari i partisë të cilen e drejtoi në Lipjan është atakuar shumë prej portaleve dhe shumë është shpifur ndaj tij. E fundit vije na nga një media të cilet Sabit Pacollin e quan si “Infekstues” icili ka bërë indoktrinimin e fëmijëve në politikë, shkruan Fronti.Info
E gjitha kjo vije si pasoj që në zyret e AKR-s qendron fotografia e Presidentit Behgjet Pacolli dhe aty qendronte Sabit Pacolli gjat mbajtjes se kursit të gjuhes angleze.
Ja ky ëstë postimi i plotë i Sabit Pacollit












Sabit Pacolli shkruan…
Të dashur Bashkëqytetar!
I nderuar Arian,
Po të referohem me fjalën i nderuar Arian sepse kështu më ka mësuar familja, jeta dhe kultura. Kjo është kultura e familjes time, është kultura ime, e të shprehurit edhe publikisht, e që fatmirësisht dallon shumë nga gjuha dhe kultura jote e cila vjell vrerë sa here merr lapsin për diçka.
Arian, kjo nuk është hera e pare që ti mirresh jo vetem me mua si Sabit, por edhe me aktivitetet e subjektit tim, e tash së fundi edhe me fëmijët të cilët në mungesë të kushteve për shkollim kan zgjedhur aktivitetin tim me kursin e gjuhës angleze që unë e organizojë falas. Pa dashtë të zgjerohem shumë në këtë gjërsi temash shpifese, zhvatëse dhe denigruese nga ti, unë më duhet të përgjigjem shkurt.
Unë ty nuk të jap para, këtu e ke hallin ti …
Njeriu jep përkrahje, jep dashuri, respekt, edhe dije aq sa ka edhe për vete. Këto veprime jan virtyt i njerzve të medhenje, pra janë dhuratë nga Zoti, dhe nuk blihen, sepse nuk shiten.
Ke shkruar kinse unë po mundohem t’i “infektoj” fëmijët e Lipjanit me politikën e AKR-së, për shkak se në objektet e mia apo objektet ku unë paguaj qera për to, po bëj “krime” për fëmijët e Lipjanit, se aty janë disa flamuj e postera të AKR-së.
Në ato objekte, ku hyn e del çdo qytetarë i Lipjanit (pa dallim moshe, gjinie e pa dallim feje e partie), aty mësohet për dituri, për biznes, për ardhmërinë e ndritshme për ta.
I nderuar Arian e di që për ty përshtypjet për jeten dhe dijen mbesin edhe më tutje si ato ku para dhe gjatë luftës ka qenë një kohë kur nëpër shkollat shqipe na është imponuar të mësojmë në ato klasa, ku përball nesh ka qëndruar fotografia e Titos.
Por Arian, duhet ta dish se janë të shumtë ata nxënës që para luftës kanë mësuar duke e shikuar fotografin e”shokun Tito”, por në luftë kanë qenë në radhët e gjata të UÇK-së.
Unë mund t’i vendos të gjithë flamujt e partive politike, edhe flamurin e bardhë të ngritur të portalit tënd shpifës, por më me rëndësi se kaq është, se aty mësohet vetëm dituria dhe ardhmëria për fëmijët tanë.
Kursin e gjuhës angleze që e kam mundësuar për fëmijët e Lipjanit, më duket pak, do të vazhdojë edhe më tutje t’i “infektojë” me dije fëmijët e qytetit tim, për dallim prej ( djalit tend) të përjashtuar nga shkolla që infekton bashkëmoshatarët e tijë me gjera të pista, por edhe për dallim prej babait tend dhe teje që lakmia është kryefjala e cdo gjëje.
Arian unë kam “infektuar” edhe :
Klubin futbollistik në Lipjan
Klubin e volejbollit për femra në Lipjan
Klubin e basketbollit
Familjen Hasanllari veteran i tri luftrave
Familjen Gashi nga Okllapi
Familjen Kozhani nga Ribari
Aksionin humanitar “Ndihmo edhe Ti”
Shoqatën e pensionistëve në Lipjan
Shoqatën Handikos në Lipjan
Familjen Pacolli në Janjevë
Familje të tjera gjithandej në Drenicë, Gjilan, Pejë e Lipjan.
Arian ma thuaj kënd ke infektuar ti, përveq se ke zhvatë secilin pushtet në Lipjan dhe secilin përsonalitet public i cili nuk ka trashë gjepin tend të thellë.
Në fund për ta përmbyllë gjithë këtë, po e ilustroj me një thënje.
Fal goditjeve të padrejta të njerzve të ligë siq jeni ju, unë jam bërë i fort, kështu vazhdojë të forcohem edhe më shumë, sepse ende pres goditje nga njerzit siq je ti.
Me respekt,
Sabit Pacolli


