Ketamina mund të ndihmojë në trajtimin e migrenës

PUBLIKUAR

Një raport i ri nga NHS tregon se 20 për qind e grave në Mbretërinë e Bashkuar janë të prekura nga migrena disa herë në javë.

Simptomat e migrenës përfshijnë dhimbje të mëdha te kokës, marramendje dhe dhimbje tjera të ndryshme të cilat e bëjnë të vështirë shkuarjen në punë dhe kryerjen e detyrave të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në fakt, sipas disa statistikave, një në pesë gra e kanë humbur punën e tyre për shkak të migrenës.

Migrena kryesisht trajtohet duke u shtrirë në një dhomë krejtësisht të errët dhe duke përdorur ibuprofen, por raportet e fundit tregojnë se personat e prekur me migrenë mund të trajtohen me një dozë të ketaminës për t’i larguar dhimbjet.

Ketamina është anestezik i përgjithshëm i fuqishëm i cili ndihmon në ndaljen e dhimbjeve dhe përdoret gjatë operacioneve në njerëz dhe në kafshë.

Ekipi i hulumtuesve nga SHBA ka treguar se doza të vogla të ketaminës mund të shërbejnë si mënyrë për ndaljen e dhimbjeve të mëdha të kokës.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...