Ketamina i largon mendimet për vetëvrasje

PUBLIKUAR

Kur është fjala për parandalimin e vetëvrasjeve, ilaçet vështirë se shpiken. Megjithatë, në vitet e fundit doktorët kanë zbuluar dëshmi bindëse se dozat e vogla të ketaminës – ilaç që përdoret nga doktorët dhe veterinarët për veti anestezike – mund të jetë ideal për trajtimin e depresionit.

Studimi i ri i publikuar në ‘American Journal of Psychiatry’ sugjeron se ketamina mund të përdoret edhe si tretman i shpejtë për parandalimin e vetëvrasjeve, transmeton Telegrafi.

Në këtë studim, pacientët e depresuar të cilët kishin marrë një infuzion me ketaminë kishin raportuar për heqje të shpejtë të mendimeve për vetëvrasjeve – shumica prej të cilëve kishin raportuar vetëm disa orë pasi e kishin marrë infuzionin.

Autori i këtij studimi, Michael Grunebaum, duke i marrë parasysh eksperimentet të cilat i kanë kryer me ekipin e vet, thotë se trajtimi i mendimeve për vetëvrasje me ketaminë  vërtet mund ta ndihmojë dikë që është në gjendje serioze.

Efektiviteti i ketaminës mund të demonstrohet edhe nga shumë studime të vogla të cilat janë kryer me vite të tëra, ku 50 apo 60 për qind e njerëzve kanë reaguar mirë ndaj këtij tretmani.

Por ketamina nuk është ilaç magjik, sepse efektet e veta besohet të zgjasin vetëm një javë, ndërsa përdorimi i shpeshtë i ketaminës shkakton probleme në kujtesë, dhe përdorimi i madh i saj mund të shkaktojë komën dhe vdekjen! /Telegrafi/  

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...