Ketamina dhe depresioni

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Depresioni i prek më shumë se 16 milionë amerikanë të rritur çdo vit, dhe më shumë se gjysma e tyre nuk gjejnë shërim tek antidepresuesit dhe trajtimet tjera tradicionale. Kur depresioni nuk trajtohet, ai i rrit mundësitë e abuzimit me alkool, drogë, e gjithashtu e rritë edhe rrezikun për të kryer vetëvrasje.

Por ketamina anestetike mund të ofrojë shpresë për personat të cilët nuk kanë mundësi tjera të trajtimit të depresionit. Kjo sepse disa hulumtime të fundit rreth ketaminës, e gjithashtu edhe deklarata të ndryshme nga ekspertët e kësaj fushe, kanë zbuluar se ky ilaç funksionon shumë shpejt, bën ndryshime të mira në diskonim, dhe mund të jetë zgjedhja ideale për personat të cilët nuk kanë trajtim më të mirë të depresionit, transmeton Telegrafi.

Por çfarë është ketamina?

Ketamina është ilaç anestetik i cili e bllokon dhimbjen. Fillimisht ishte krijuar në vitet e 1960’ta dhe përdorej për trajtimin e ushtarëve gjatë Luftës së Vietnamit. Veç kësaj, ketamina është përdorur edhe si qetësues për kafshë.

Me qëllim të lehtësimit të dhimbjes, ketamina i bën përdoruesit të ndjehen sikurse janë të shkëputur nga trupi i tyre. Ky sensacion i ‘largimit nga trupi’ e ka bërë ketaminën drogë të popullarizuar të klubeve, dhe njihet me pseudonimin “Special K”.

Në vitin 2000, hulumtuesit kishin filluar ta studionin ketaminën si tretman për depresionin. Përgjatë viteve, ata kishin zbuluar se ketamina e përmirëson shumë më shpejt disponimin se ilaçet antidepresive, dhe funksionon edhe atëherë kur disa ilaçe dështojnë.

Për çfarë përdoret ketamina?

Ketamina është aprovuar nga FDA si anestetik për ndërhyrje kirurgjike dhe procedura diagnostiko. Gjithashtu përdoret edhe për trajtimin e depresionit, mendimeve për vetëvrasje, për trajtimin e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), çrregullimet tjera të disponimit dhe për dhimbjet nervore.

Si përdoret ketamina?

Zakonisht ketamina merret përmes infuzionit, e cila është rruga më e shpejt për mjekësinë që të ndërhyjë te truri. Shumica e njerëzve fillojnë me rreth gjashtë doza përgjatë një periudhe 1-2 javëshe.

Si funksionon?

Hulumtuesit nuk e dinë saktësisht si funksionon ketamina për trajtimin e depresionit, por kanë disa ide rreth kësaj çështje. Ndryshe nga antidepresuesit, të cilët funksionojnë duke e ndryshuar balancimin e kimikaleve të trurit si serotonina dhe dopamina, ketamina mendohet të ndryshojë mënyrën se si qelizat e trurit komunikojnë me njëra-tjetrën. “Nëse e mendoni në terma kompjuterik, ketamina funksionon si rregullues i harduerit – jo si antidepresuesit, të cilët janë si rregullues të softuerit”, thotë Glen brooks, anesteziolog dhe drejtor mjekës për infuzionet me ketaminë në Nju Jork.

Ketamina e bllokon një lloj receptori në tru, ndryshe njihet si NMDA, i cili mendohet se luan rol në shkaktimin e depresionit. Studimet e fundja tregojnë se ketamina mund të ketë efekte afatgjate në trajtimin e depresionit, pavarësisht se ilaçi qëndron në gjak për një periudhë të shkurtë kohore.

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...