Këta janë tre deputetët shqiptarë që paramilitarët e maskuar kishin planifikuar t’i vrisnin (Foto)

PUBLIKUAR

Pasi u bë një javë nga mësymja e Kuvendit të Maqedonisë nga paramilitarë të maskuar me nxitjen e VMRO-së, fakte të reja po dalin mbi planin real të sulmuesve.

“Një ish-funksionar i qeverisë me ndihmën e shërbimeve të një vendi fqinj, ka planifikuar likuidimin e tre deputetëve shqiptarë të Parlamentit të Maqedonisë”, shkruan “Plusinfo”.

 

Sipas portalit, qëllimi i këtij atentati ishte që vendi të futet në tensione të ashpra ndëretnike dhe të krijohen kushte për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Mësohet gjithashtu se pjesë e skenarit për sulmin në Kuvend, ka qenë dhe realizimi i një proteste mbarëpopullore, në mënyrë që të realizohej sulmi dhe të fajësohej turma e protestuesve.

Gjatë asaj nate u rrah keq Ziadin Sela, ndërkohë që mësohet se në shenjëstren e paramilitarëve kanë qenë edhe Ali Ahmeti dhe Artan Grubi.

Të tre këta janë figura qendrore të partive shqiptare në Maqedoni dhe eleminimi i tyre do të shkaktonte edhe reagimin e ashpër të shqiptarëve, përcjell Albeu.com.

Image

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...