Këshilltari i Presidentes: Asociacioni nuk do të jetë me kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë pushtet i tretë

PUBLIKUAR

“Asociacioni nuk do të jetë me kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë pushtet i tretë”, kështu ka thënë thënë Këshilltari i Presidentes, Blerim Vela, kur u pyet se cilat janë qëndrimet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi që janë shpalosur sot në takimin mes Presidentes dhe Emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar dhe i Dërguari Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, u takuan sot me Presidenten si dhe me kryeministrin Albin Kurti. Vela thotë se në takim u riafirmua qëndrimi se cdo zgjidhje përfundimtare duhet të ketë për bazë njohjen reciproke dhe ruajtja e sovranitetit territorial të Kosovës. Ai thotë se qëndrimet e Escobar dhe të Presidentes janë “pothuajse 100% të njëjta”

“U riafirmua nga vetë përfaqësuesi amerikan se cdo zgjidhje përfundimtare duhet të ketë për bazë njohjen reciproke dhe se ky proces nuk duhet të cenojë integritetin territorial, sovranitetin dhe kushtetutshmërin.  Qëndrimet e tij i keni parë edhe para vizitës që i ka dhënë në intervista, e të cilat në masë të madhe janë të njëjta, por të mos thënë afër 100%, me qëndrimet që i kanë institucionet dhe presidentja e Republikës”, tha ai.

Tutje ai thotë se qëndrimi i Escobar për Asociacionin është tërëisht i njëjtë me atë të Presidentes, e që është se ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se nuk duhet të jetë monoetnik.

“Duhet lexuar më në detaje qëndrimi i tij i cili është jashtëzakonisht pozitiv dhe tërësisht në linjë me atë që thotë Kosova, e që është se Asociacioni duhet të krijohet që të mundësojë bashkëpunim mes komunave por nuk do të jetë pushtet i tretë. Këtë e ka thënë edhe Presidentja sot. Por qëndrimi është se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha Vela në Dukagjini.

“Presidenca e ka të qartë se cfarë nuk do të jetë Asociacioni. Nuk do të jetë monoetnik dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive e cila do të binte në desh me Kushtetutën e Kosovës. Jemi në ato korniza. Asociacioni nuk mund të krijohet me kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë monoetnik. Të shohim se cfarë modalitete do të përdoren. Propozimi i palës së Kosovës ka qenë që kompetencat të jenë të njëjta sikur ato që i ka Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Ne e kemi bërë këtë propozim e tani të shohim se cfarë përgjigje do të kemi”, përfundoi ai.

 

SHIKO MË SHUMË

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...

IHMK tregon si do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se të premten vendi do të përfshihet nga...

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Kryesia Qendrore e LDK-së është rreshtuar në krah të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku...