Zyrtari ukrainas: Bisedimet me Rusinë po vazhdojnë pandërprerë, nesër rezultatet e para

PUBLIKUAR

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, tha se të hënën, më 14 mars, do të paraqesin rezultatet e para të bisedimeve me delegacionin rus.

Podolyak, që është pjesë e delegacionit ukrainas në bisedimet me Rusinë, tha se bisedimet me Moskën po vazhdojnë pandërprerë.

“Sërish. Negociatat po vazhdojnë pandërprerë përmes video-konferencave. Grupet punuese po punojnë vazhdimisht. Një numër i madh i çështjeve kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Të hënën, më 14 mars, një sesion negociues do të mbahet për të përmbledhur rezultatet paraprake”, shkroi ai në Twitter.

Më herët gjatë të dielës, Podolyak tha se beson që brenda ditësh do të arrihen rezultatet e para nga negociatat me Rusinë. Ai përsëriti që kërkesat e Kievit janë që të arrihet armëpushim dhe të tërhiqen trupat ruse.

Edhe nga delegacioni rus kanë shprehur optimizëm se do të nënshkruhet një marrëveshje në ditët në vijim, por nuk janë dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Podolyak ka thënë se Rusia po dëgjon me kujdes propozimet e Ukrainës.

Përveç bisedimeve në formatin online, Ukraina dhe Rusia kanë zhvilluar tri runde bisedimesh në Bjellorusi. Kryediplomatët e të dy shteteve janë takuar po ashtu në Antali të Turqisë.

Rusia nisi sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës më 24 shkurt. Për shkak të agresionit rus ndaj Kievit, shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...