Këshillat e pediatrit-nutricionist: Udhëzim për ngrirje të drejtë të perimeve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Cilësia e perimeve të ngrira varet nga cilësia e freskët – andaj perimet e freskëta, të pjekura, drejtpërdrejt nga kopshti, janë më të mira për ngrirje. Nëse nuk mund t’i ngrini drejtpërdrejt pas arritjes nga kopshti, duhet t’i mbani në frigorifer, në mënyrë që të ruajnë freskinë.

Ekzistojnë perime që nuk është mirë t’i ngrini – ato janë qepët e reja, sallata e gjelbër, kastravecët dhe domatet – pos nëse nuk përdoren për zierje apo për t’i bërë lëngje.

Si duhet të ngrihen perimet?

Perimet duhet të pastrohen mirë nën vrushkull uji. Duhet të hidhen shumë pak minuta në ujë të nxehtë apo në avull. Kjo është shumë me rëndësi, sepse ngadalëson apo stopon aktivitetin e enzimave.

Në të vërtetë, enzimat janë të rëndësishëm për rritje dhe pjekje të perimeve. Mirëpo, nëse aktiviteti i tyre nuk ndërpritet para ngrirjes, perimet humbin ngjyrën dhe shijen, forcohen dhe bëhen të pashijshme në afat prej disa javësh pas ngrirjes.

Koha e mbajtjes në ujë të nxehtë është e ndryshme për perime të ndryshme – duhet të jetë po aq sa të ndërpriten apo të çaktivizohen enzimat.

Drejtpërdrejt pas procesit të mbajtjes në ujë të nxehtë, perimet duhet larë me ujë të ftohtë, për të ndërprerë procesin e zierjes.

Pasi të ftohen, perimet vihen në kuti të posaçme plastike apo në qese. Duhet vënë në frigorifer me ngrirje të thellë sa më parë, më së voni deri në 24 orë (gjatë kësaj kohe duhet mbajtur në frigorifer).

Shumica e perimeve mund të ruhen në frigorifer me ngrirje të thellë 12 muaj. Qëndrimi më i gjatë nuk i bën të pangrënshme, mirëpo do t’ia ulin cilësinë, transmeton Telegrafi.

Vënia e perimeve në ujë të nxehtë

▪ Brokoli pastrohet mirë në vrushkull uji. Për t’i eliminuar eventualisht insektet e pranishme – të cilat kohë pas kohe gjenden në fletë, mund të mbahen gjysmë ore në ujë të njelmët para se t’i qitni në ujë të nxehtë – tre minuta në ujë të valuar. E njëjta procedurë është edhe me lulelakrën.

▪ Patëllxhani lahet, pritet në rrathë të trashësisë së një centimetri, zhytet në ujë të njelmët 5 minuta, pastaj qitet në ujë të nxehtë katër minuta.

▪ Panxhari, lakra me gjethe dhe spinaqi mbahen në ujë të nxehtë dy minuta.

▪ Specat e gjelbër nuk është e nevojshme të mbahen në ujë të nxehtë, vetëm i hiqen farat. Specat e kuq të pjekur mund të lihen me lëvore dhe të qërohen gjysmë të shkrira.

▪ Selinoja dhe pastinaku – të pastruar dhe të prera në rrathë, mbahen në ujë të nxehtë dy minuta.

▪ Kungulleshat – të pastruara dhe të qëruara, të prera në rrathë apo të përgatitura për mbushje, mbahen në ujë të nxehtë dy minuta.

▪ Bari i freskët i erëzave pastrohet nën vrushkull uji, thahet dhe vihet në qese për ngrirje.

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...