Këshilla e dermatologut: Perimet e gjelbra lehtësojnë inflamacionin dhe skuqjen në fytyrë

PUBLIKUAR

Mund ta përmirësoni lëkurën tuaj nëse i bëni disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetës, të tilla si marrja e mjaftueshme e vitaminave dhe zvogëlimi i stresit

Gjithashtu, duke konsumuar sasi të mëdha të perimeve të gjelbra, ju mund të zvogëloni inflamacionin dhe skuqjen.

Dr. Muneb Shah ka thënë për Insajderin se një dietë e pasur me perime mund të japë rezultate më të mira, transmeton Telegrafi.

– U rekomandoj njerëzve që të rrisin konsumin e perimeve të gjelbra siç janë brokoli dhe spinaqi për një lëkurë me dukje më të mirë, thotë ai.

Nëse hani sasinë e duhur të perimeve të gjelbra, mund të jeni i sigurt se do të merrni të gjithë klorofilin e nevojshëm.

Shahu shpjegon se perimet janë të rëndësishme sepse antioksidantët e bimëve mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe skuqjen.

Antioksidantët mund të ndihmojnë lëkurën të riparohet më shpejt, gjë që mund të zvogëlojë skuqjen ose ënjtjen në fytyrë, por gjithashtu lehtëson vragat e puçrrave.

“Për shkak të vetive të tyre shëruese, perimet e përfshira në një dietë të ekuilibruar mirë mund të zbardhin vragat e akneve falë klorofilit “, thotë dr. Shah. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...