Kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut tuaj, nëse ndieni këtë shije në gojën tuaj

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot kryesisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas...

Aksident i rëndë në autostradën e Fushë Kosovës, përfshihen disa makina, kamionë e një furgon (Pamje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm mbi urën e autostradës në...

Era e keqe e gojës lidhet me higjienën e keqe të dhëmbëve, por mund të tregojë edhe një sëmundje serioze

Diabeti i tipit 1 rezulton nga paaftësia e trupit për të prodhuar hormonin insulinë, i cili ndihmon në normalizimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Pa këtë mekanizëm bazë, glukoza në gjak mund të arrijë nivele kërcënuese për shëndetin, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe problemeve nervore.

Megjithatë, sheqeri në gjak nuk rritet pa simptoma, megjithëse mund të jenë të paqarta dhe delikate, është e rëndësishme t’u kushtoni vëmendje atyre, transmeton Telegrafi.

Era e keqe e gojës shpesh lidhet me dietën ose higjienën e dobët të dhëmbëve, por gjithashtu mund të tregojë diabetin e tipit 1.

Fryma me erë frutash mund të tregojë ketoacidozën diabetike (DKA), një ndërlikim potencialisht kërcënues për jetën e diabetit, sipas Universitetit të Maryland.

DKA ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë. Gjatë kësaj situate, trupit tuaj i mungon burimi kryesor i energjisë, ndaj duhet t’i drejtohet alternativave. Pastaj trupi fillon të shpërbëjë me shpejtësi yndyrën për karburant, duke prodhuar kimikate acidike të njohura si ketone.

Megjithatë, trupi nuk është në gjendje të përpunojë yndyrnat me shpejtësinë e zakonshme, acidi më pas fillon të grumbullohet në gjak dhe përfundimisht mund të helmojë trupin, një proces i njohur si ketoacidoza.

Këto nivele të larta të ketoneve në gjak shkaktojnë erë frutash.

Simptomat më të zakonshme të ketoacidozës diabetike janë:

▪ goja e thatë
▪ ndjenja e etjes
▪ urinim i shpeshtë
▪ lodhje
▪ të përziera
▪ dhimbje të muskujve dhe stomakut
▪ gulçim

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tri punët më të mira për njerëzit në depresion

Është vërtetuar shkencërisht se zgjedhja e duhur e punës ka një efekt pozitiv në...

Rënia e flokëve dhe kapakët e syve të “yndyrtë” janë shenja të problemeve me zemrën

Rënia e flokëve te meshkujt në majë të kokës, linja e ngritur e flokëve...

“Sëmundja e vjeshtës”: Lojërat që na bën shtatori

Këtë gjë më shumë se gjithçka e ndjen trupi i njeriut. Ekspertët konfirmojnë që...