Kërkon falje politikani gjerman pasi qeshi gjatë vizitës në zonat e përmbytura

PUBLIKUAR

Kandidati demokrat për kancelar në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, Armin Laschet kërkoi falje sot pasi u pa duke qeshur gjatë një vizite në zonat e prekura nga përmbytjet, transmeton Gazeta Express.

“Më vjen keq për përshtypjen e lënë. Ishte e papërshtatshme dhe më vjen keq për të. Fati i atyre që preken qëndron në zemrën tonë”, tha Armin Laschet përmes Twitterit.

Në një moment gjatë vizitës së tij në zonat e prekura nga përmbytjet, videoja tregon Laschet dhe bashkëpunëtorin e tij duke folur dhe duke qeshur në sfond, gjë që shumë njerëz, për shkak të seriozitetit të situatës dhe momentit, e panë të papëlqyeshme.

“Mënyra në të cilën Armin Laschet, në momentin kur presidenti u drejtohet viktimave, po sillet në sfond është mosrespektim dhe meriton dënim”, i tha sekretari i përgjithshëm i socialdemokratëve, Lars Klingbeil, gazetës Bild.

Sipas sondazheve aktuale, Armin Laschet mund ta pasojë Angela Merkel në pas zgjedhjeve parlamentare në fund të shtatorit.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...