Kërkohet që rruga ku u vra Oliver Ivanoviq, ta mbajë emrin e tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Lideri i Iniciativës Qytetarë SDP u vra të martën rreth orës 08:00, në rrugën “Sutjeska” e cila ndodhet në veri të Mitrovicës. Mirëpo, tani po kërkohet që kjo kësaj rruge t’i ndërrohet emri, dhe të emërohet “Oliver Ivanoviq”. Këtë kërkesë e mbështetë edhe bashkëshortja e të ndjerit, Milena Bogdan.

“Koha është që dikush, por ja unë, të fillojmë iniciativë me kërkesën që rruga ku u vra Oliver Ivanoviq ta mbajë emrin e tij, t’ia kujtojmë të gjithëve atë që ndodhi, për të mirë, ta dinë edhe fëmijët tanë” – kështu ka shkruar në rrjetin social facebook, Zejak Nedjo, i cili aktualisht punon në Agjencinë e Lajmeve serbe Srna.

Këtë kërkesë për iniciativë e ka mbështetur edhe bashkëshortja e të ndjerit, Oliver Ivanoviq, Milena Bogdan – Ivanoviq, duke e shpërndarë këtë shkrim në profilin e saj të Facebookut, shkruan Gazeta Express.

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, ka bërë bujë të madhe në gjithë rajonin, për të cilën kanë reaguar politikanët kosovarë, serbë dhe ata ndërkombëtar.

Oliver Ivanoviq u vra të martën para selisë së partisë së tij, dhe sipas rezultateve të autopsisë, në trupin e tij u gjetën gjashtë plagë të plumbave të revoles. Personat që kanë kryer vrasjen ende nuk janë kapur nga policia, por vetura nga e cila dyshohet se janë shkrepur plumbat është gjeture djegur  disa orë pas aktit në Zveçan./Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...