Kërkohet përjashtimi i gjyqtarit në rastin e vrasjes në Gadime

PUBLIKUAR

Për shkak të dyshimit në paanshmërinë e gjykatësit Avdullah Ahmeti, avokati i të akuzuarit Arian Agushi kërkoi nga trupi gjykues përjashtimin e tij.

Kërkesës së avokatit Aziz Rexha iu bashkuan edhe mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë, Mentor, Shpend dhe Xhezair Agushit.

“Familja e dëmtuar ka kontakte familjare me familjen e gjyqtarit Avdullah Ahmeti pasi që janë të rrethit të njëjtë dhe dyshojmë në paanshmërinë e tij. Kemi të bëjmë me një aktgjykim të kaluar ku janë listuar një numër i madh i shkeljeve”, tha avokati Rexha.

Ndërkaq, përfaqësuesja e familjes së dëmtuar Demiri, avokatja Fehmie Gashi-Bytyqi, mohoi pretendimin e mbrojtjes së të akuzuarve, duke thënë se babai i të ndjerit R. Demiri as nuk e di se cili nga gjyqtarët është Avdullah Ahmeti.

“Babai i të ndjerit nuk e di as për kënd është fjala”, tha avokatja Gashi-Bytyqi.

Lidhur me këtë kërkesë, seanga gjyqësore është shtyrë për një afat të pacaktuar deri sa të vendoset lidhur me përjashtimin e gjyqtarit Avdullah Ahmeti.

Gjykata Themelore në Prishtinë në tetor të vitit 2014  i ka dënuar 4 të akuzuarit me 43 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e R. Demirit në vitin 2012.

Prokuroria Themelore në Prishtinë akuzonte Arian, Mentor, Shpend dhe Xhezair Agushin se kanë kryer së bashku vrasjen e R.Demirit më 12 prill 2012 në fshatin Gadime e Epërme të komunës së Lipjanit.

Arian, Mentor e Shpend Agushi janë vëllezër, ndërsa Xhezair Agushi xhaxhai i tyre. /kallxo.com/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...