Kërkohet paraburgim për të dyshuarit e vrasjes së policëve të UNMIK-ut

PUBLIKUAR

Ka filluar seanca gjyqësore kundër të arrestuarve për vrasje e zyrtarëve të UNMIK-ut në vitin 2013.

Në seancë po merr pjesë edhe Faik Shaqiri, i cili tashme është ekstraduar në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Mahmut Halimi.

Prokurori i EULEX-it ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe për tentim vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004.

Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dje pas një operacion kërkimi si pjesë e hetimeve penale në vazhdim nga Prokuroria Speciale të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në ndërkohë që i dyshuari i tretë që është Faik Shaqiri është ekstraduar gjatë natës së mbrëmshme nga Gjermania.

Urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar i Kosovës për procedurë paraprake.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...