Kërkohet paraburgim për Ardit Zymberin, i dyshuari tjetër ndodhet në arrati

PUBLIKUAR

Ardit Zymberi, 23 vjeçar, është vetdorëzuar dje në polici, i kërkuar për vrasjen e A.M., 25-vjeçar të shtunën në Mitrovicë. Ndaj tij, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni. Ai tha se është mbajtë seanca për caktimin e paraburgimit, por vendimi nuk është marrë akoma.

“Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe është mbajtë seanca, akoma nuk ka vendim”, tha Preteni për Gazetën Express.

I dyshuari tjetër për vrasjen e 25-vjeçarit, Lundrim Beqiri 21-vjeçar, ndodhet akoma në arrati. Policia po vazhdon kërkimet për të.

A.M., vdiq nga plagët e marra me thikë dhe tragjedia erdhi si pasojë e një zënke.

Një ditë pas vrasjes policia ka njoftuar për bastisjen e lokacioneve, të cilat dyshohej se ishin strehë e të dyshuarve.

Në një lokacion, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.

SHIKO MË SHUMË

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...