Kërkohet paraburgim ndaj të arrestuarit për vrasjen në kazino në Lipjan

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kreu vrasjen në kazino në Lipjan.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Imer Beka, njofton opinionin se Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit A.P., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Grabitja” nga neni 329 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 par.2 i KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media.

Ekziston dyshimi i bazuar, se më 20.03.2019, rreth orës 18:26 minuta, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinon “Matrix”, i pandehuri A.P., me përdorimin e forcës, e ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, i  njëjti me armë zjarri (pistoletë), ka gjuajtur dy herë në drejtim të viktimës, me ç’ rast viktima nga plagët e marra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i pandehuri nga viktima ka marrë shumën e parave në vlerë prej 2700€ dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Pas angazhimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga Prokurori i Shtetit, kanë arritur të bëjnë identifikimin, zbulimin e vendndodhjes dhe arrestimin e të dyshuarit, më 03.04.2019.

Po ashtu sot, më 05.04.2019, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet seanca dëgjimore, për shqyrtimin e masës për caktimin e paraburgimit, të propozuar nga prokurori i çështjes, bazuar në dispozitat e  Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se në lidhje dy vrasjet që ndodhen nëpër kazino në Kosovë, institucionet kanë vendosur për mbylljen e lojërave të fatit.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...