Ka nisur mbajtja e seancës për heqjen e imunitetit dhe arrestimit të Saimir Tahirit.
Tahiri mori fjalën por foli shkurt duke mos dhënë shumë detaje mbi atë që mund të ndodhë sot në sallën e Kuvendit.
I tensionuar, Tahiri tha se mirëpret çdo lloj vendimi nga Kuvendi duke shtuar se rruga e tij për drejtësi nuk ndalon këtu.
“Mirëpres çdo vendim tuaj, rruga ime për të gjetur drejtësi nuk mbaron këtë”- tha Tahiri.
Pas fjalës së tij, ish-ministri i Brendshëm është larguar nga seanca e Kuvendit të Shqipërisë. /albeu.com/


