Kërcënon Izraeli: Nuk hezitojmë që t’i shkatërrojmë sistemet ajrore të mbrojtjes të Sirisë

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, e ka kërcënuar Sirinë se do t’ia shkatërrojë sistemet ajrore të mbrojtjes nëse ato përdorën për t’i sulmuar përsëri aeroplanët luftarakë të Izraelit.

“Herën tjetër kur sirianët i përdorin sistemet e veta ajrore të mbrojtjes kundër aeroplanëve tanë, ne do t’i shkatërrojmë ato pa hezitim,” ka thënë Lieberman për radion publike të Izraelit.

Ushtria izraelite tha se e ka rrëzuar njërën nga disa raketat kundër ajrore me të cilat aeroplanët e saj luftarakë u sulmuan javën që shkoi, në atë që u cilësua si incidenti më serioz mes dy vendeve armike, transmeton Express.

Zyrtarët e forcës ajrore thanë se katër aeroplanë ushtarakë të Izraelit – që ishin në mision për ta shkatërruar një konvoi me armë i cili për destinacion kishte grupin militant të mbështetur nga Irani, Hezbollha – u sulmuan nga tri raketa siriane nga toka, njëra prej të cilave u interceptua nga sistemi ajror i mbrojtjes i Izraelit

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...