Kërcënohet shteti gjerman

PUBLIKUAR

Policia gjermane i ka bastisur sot shtëpitë dhe vendet e punës të një polici dhe një personi tjetër të dyshuar për planifikim të “kërcënimit serioz dhe të dhunshëm ndaj shtetit gjerman”, njoftojnë autoritet.

Të dyshuarit kishin druajtur se politikat e Gjermanisë për refugjatët do ta rrënonin vendin prandaj kishin filluar të ruanin ushqim dhe municion dhe planifikonin sulme, ka thënë Zyra e Prokurorit Federal, transmeton Express.

“Të dyshuarit e shohin krizën, për të cilën druajnë se do të zgjasë, si mundësi për t’i kapur përfaqësuesit e politikave majtiste dhe t’i vrasin me armët e tyre”, ka thënë zyra e prokurorit gjerman.

Nuk është e qartë nëse të dyshuarit janë kapur.

Polici i dyshuar punonte në qytetin lindor Ludwigslust, rreth 150 km në veriperëndim të Berlinit.

Ndaj tij janë nisur masa disiplinore.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...