Kërcënohet Rama, arrestohet avokati i Dritan Dajtit

PUBLIKUAR

​Kërcënohet Rama, arrestohet avokati i Dritan Dajtit

Avokati shqiptar Bashkim Hoxha është arrestuar sot nga Policia e Tiranës pasi i ka dërguar sms kërcënuese kryeministrit Edi Rama.

Prokuroria e Tiranës e cila ka nisur procedimin penal ndaj tij do të hetojë në lidhje me një mesazh kërcënues dërguar kreut të qeverisë në orën 04:00 të mëngjesit të 28 Nëntorit, ditën e 102-vjetorit të Pavarësisë.

Fillimisht është menduar se sms-të janë dërguar nën ndikimin e alkoolit, por kur ato kanë vazhduar të dërgohen për më shumë se një herë, Kryeministri Rama ka vendosur të denoncojë kërcënuesin.

Bashkim Hoxha është një ndër avokatët që kanë mbrojtur Dritan Dajtin, një person i akuzuar për vrasjen e katër policëve në Durrës në vitin 2009. Pritet që nesër, avokati Bashkim Hoxha të dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...