Kërcënim me bombë në aeroportin e Shtutgardit

PUBLIKUAR

Kërcënimi ishte marrë seriozisht pas një zënke në mes të dy pasagjerëve, duke e akuzuar njëri-tjetrin për planifikimin e një sulmi mbi aeroplan.

Rreziku nga kërcënimi me bombë u njoftua të dielën në aeroportin e Shtutgartit, shkruan “Bild”, përcjell albinfo.ch.

Bëhet fjalë për aeroplanin e kompanisë ajrore “Bullgaria Air”, i cili po transportonte 180 pasagjerë në qytetin bullgar të Varnës.

Kërcënimi ishte marrë seriozisht pas një zënke në mes të dy pasagjerëve, duke e akuzuar njëri-tjetrin për planifikimin e një sulmi mbi aeroplan. Ekuipazhi e ka marrë seriozisht dhe menjëherë i informoi autoritetet. Të gjitha fluturimet e planifikuara nga dhe në aeroport menjëherë ishin ndalur.

Pasoi një inspektim i hollësishëm i bagazheve të avionit, i bërë nga qentë. Në bord gjatë ditës ishte realizuar fluturimi për në Varna.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...