Këputën telat e teleferikëve, 7 të vrarë mbi 20 të tjerë të bllokuar në lartësi (FOTO)

PUBLIKUAR

Të paktën shtatë persona janë vrarë në Kashmirin e administruar nga India, pasi është këputur teli i teleferikëve në një lartësi të madhe në vendin turistik Gulmarg, njoftojnë zyrtarët.

Një teleferik është rrëzuar në tokë, duke i vrarë të gjithë persona që ishin në të, transmeton Express.

Ndërkohë, raportohet se mbi 20 persona të tjerë kanë ngecur në teleferikë të tjerë në erëra të forta.

Ka nisur një operacion shpëtimi.

Raportohet se teli është këputur pasi që mbi të kishte rënë një dru i rrëzuar nga era. Në mesin e të vdekurve janë edhe dy fëmijë.

Teleferikët në Gulmarg janë ndër më të lartit në botë.

Zyrtarët kanë thënë se po punojnë fort për ta rregulluar telin e këputur në mënyrë që t’i shpëtojnë persona e ngecur në teleferikë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...