“Këpuca e Artë”, prin Cristiano Ronaldo

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në “Euro 2020”.

36-vjeçari, Cristiano Ronaldo, ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve kundër Francës.

Ai ka shënuar dy gola nga pika e bardhë për të barazuar rekordin historik të Ali Daei, me 109 gola të shënuar për Kombëtare dhe i duhet vetëm edhe një për ta thyer atë.

Gjithashtu, me këto dy gola, CR7 shkoi në kuotën e pesë finalizimeve në “Euro 2020”, duke lënë prapa Wijnaldumin e Holandës me tri, aq sa kanë edhe Lukaku, Schick, Lewandowski etj.

Ronaldo, në këtë Evropian, gjithashtu theu edhe rekordi si futbollisti më me së shumti pjesëmarrje në Euro e po ashtu edhe golashënuesi më i mirë në histori të Kampionatit Evropian me 14 tashmë, që ka lënë prapa Michel Platinin me 9.

Me golat sonte, CR7 u bë gjithashtu lojtari i parë në histori të Portugalisë që shënon në tri ndeshje në grupe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...