Fiku është pa diskutim një prej pemëve më të vjetra në botë dhe ngrënia e tij ka një sërë dobish për shëndetin. Fiku është i pasur me proteina, sheqer, fosfor, kalcium, vitaminë A, B dhe C, duke u cilësuar si një frutë ideale kundër lodhjes. Fiqtë janë të njohur edhe për vetitë laksative në rast të problemeve me kapsllëkun.
Për këtë përdorim merrni dhjetë kokrra fiq dhe futini në një enë me një litër ujë, duke i lënë ashtu gjatë gjithë natës. Në mëngjes herët pini lëngun dhe hani disa nga kokrrat që kanë qëndruar në ujë.
Kjo mënyrë është shumë efikase jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Fiqtë mund të përdoren edhe për të luftuar infeksione të ndryshme, si të ftohtit dhe dhimbjet e fytit. Fiku rekomandohet të hahet sidomos gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit kur shëndeti kërcënohet nga numri i madh i viruseve./ZËRI


