Keni parë ose dëgjuar një të vdekur? Ja çfarë tregon

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Studimet tregojnë se 6 në 10 njerëz shohin ose dëgjojnë të dashurit e tyre të vdekur.

Studiuesit thonë se në fakt halucinacionet janë të zakonshme, por shumë njerëz kanë frikë se po çmenden dhe nuk jua përmendin miqve të tyre. 6 në 10 njerëz që janë në zi kanë treguar se kanë parë ose dëgjuar të vdekurit e tyre të dashur.

Në mesin e njerëzve të ve 30-60% kanë përjetuar gjëra të tilla si për shembull bashkëshortin e tyre të ulur në karrige apo i kanë dëgjuar të thërrasin emrin e tyre sipas shkencëtarëve.

Kërkuesit e Universitetit të Milanos thanë se ka një përhapje shumë të lartë të këtyre “përvojave të halucinacioneve pas humbjes së një njeriu të dashur” në ata që nuk kanë histori të çrregullimeve mendore.

Ata arritën në këto konkluzione pasi rishikuan studimet që ishin kryer më parë në lidhje me këtë çështje.

RTP-HALLUCINATION-FINALS-3_yl27zg

Në raportin e botuar në “Journal of Affective Disorders” thuhet se ky studim jep konsistencë dhe i ligjëron këto fenomene. Studiuesit thanë se ka nevojë për studime të mëtejshme për të përcaktuar natyrën fiziologjike dhe patologjike të saj.

Jacqueline Hayes, një akademike në University of Roehampton ka studiuar fenomenin duke intervistuar njerëz në Mbretërinë e Bashkuar të cilët kanë humbur bashkëshortët, prindërit, fëmijët, vëllezërit ose miqtë. Ai tha për “Daily Mail” se: “Njerëzit raportonin vizionet, zërat, ndjenjën sikur dikush i prek ose një ndjenjë të pranisë së dikujt që nuk është e lidhur drejtpërdrejtë më shqisat.”

Ajo shtoi se: “Kam gjetur se këto përvoja disa herë mund të jenë shëruese dhe transformuese. Për shembull mund të dëgjoni një person të dashur duke kërkuar falje për diçka që ka ndodhur.”

Mirëpo çfarë të reje sjell kjo? Raporti vijon me një tjetër hulumtim nga University of Southampton i cili sugjeron se mund të ketë një jetë pas vdekjes, shkruan Anabel. Ky studim, gjeti prova se vetëdija mund të vazhdojë për të paktën disa minuta pas vdekjes klinike e cila më parë ishte e pamundur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...