Këndelluni nga inflamacioni i muskujve në mënyrë natyrale

PUBLIKUAR

Nëse dëshironi në mënyrë natyrale, pa marrë ilaçe, të shëroheni, është e nevojshme që të aplikoni njërën nga këto metoda

Mundeni edhe t’i kombinoni disa mënyra që sa më parë të shëroheni nga inflamacioni i muskujve, transmeton Telegrafi.

Pushimi – i pashmangshëm

Nëse inflamacionin e kanë shfaqur ushtrimet me ngarkesë, patjetër pushoni nga 24 deri në 48 orë.

Masazhi

Nëse keni ushtruar deri në dështim, fibrat tuaj muskulore kanë pësuar mikro-lëndime të cilat kanë shkaktuar inflamacionin. Zgjidhja më e mirë është masazhi, i cili do të ulë tajitjen e cikotinës, që ka rolin e zbutjes së inflamacionit në organizëm.

Ftohja

Menjëherë pas treningut mbështillni akull me ndonjë pëlhurë të fortë dhe vendoseni në vendin e dhembjes.

Ngrohja

Kur të kalojnë 24 orë nga treningu, do t’ju bëjë mirë ngrohtësia! Dushi i ngrohtë dhe batanija e këndshme do të bëjnë çudira.

Ushqimi

Receta për muskuj të ngarkuar është e qartë: proteina + uji. Shumë proteina dhe ujë.

Banja e ngrohtë

Nuk është pak e njohur që banjat e këndshme nga 15 deri në 30 minuta u ndihmojnë muskujve që të relaksohen. Njësoj vlen edhe për muskujt e ndezur.

Shtrirja

Menjëherë pas treningut për të cilin mendoni që ka qenë shumë i lodhshëm, shtrijuni mirë. Kjo do t’ju ndihmojë që ta nxirrni jashtë thartirën qumështore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...