“Kemi pasë alivanosje”, sindikalisti ankohet për mungesë të ajrit në Pallatin e Drejtësisë

PUBLIKUAR

Naim Rrustemi nga Sindikata e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë ka folur për vështirësitë që punëtorët hasin në objektin e Pallatit të Drejtësisë.

Ai u ankua për kushtet e këqija, duke përmendur mungesën e ajrit, ujit në tualete, derisa tha se ka pasur persona që janë alivanosur.

“Është tmerr i zotit… Kemi pasë alivanosje, kemi pasur probleme të llojllojshme… Kemi mungesë të ajrit, mundim, djersitje, alivanosje”, tha Rrustemi në “Frontal” të T7.

Ai tregoi edhe dy raste që kanë ndodhur aty.

“Një prokuror ka pasur sulm në tru, kryeprokurori ka pasë arrest kardiak”, tha ai.

Ai deklaroi se nuk kanë mundësi që t’i hapin dritaret, mirëpo për këtë tha se kanë marrë premtim që pas një muaji do t’iu mundësohet.

SHIKO MË SHUMË

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...