Keith Groenveld dhe Adriana Matoshi po festojnë njëvjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë.
Keith me anë të disa postimeve në rrjetin social “Instagram”, kujtoi fillimet e tyre të dashurisë.
Ai publikoi një fotografi nga takimi i tyre i parë, e që ishte një darkë romantike.

Në postimin e radhës, ai zbuloi edhe një takim që Adriana kishte refuzuar të shkonte.
“Javën e ardhshme unë e ftova atë që të vinte me mua në male me këtë motor, por ajo nuk erdhi”, shkroi ai duke thënë se kishte shkuar i vetëm në një ditë plot aventurë.

Ndërkaq në takimin e dytë, ata kishin zgjedhur të vizitonin qytetin e Prizrenit.
Takimi i dytë, ata më treguan Prizrenin. Një ditë shumë speciale”, shkruan ai përkrah fotografive.



