Katër vjet burgim për shtetasin turk që u kap me rreth 2 kilogramë heroinë në Ferizaj

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar O.K, shtetas i Turqisë, me katër vjet burgim pasi ishte kapur me rreth 2 kilogramë heroinë, transmeton Zeri.info.

Kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale me të cilën e ngarkon akuza, të pandehurin O.K, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër 4 vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej tremijë (3.000) euro.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se të pandehurit gjatë një kontrolli nga Drejtoria e Sektorit Qendror të Hetimeve të Trafikimit me Narkotikë, i është gjetur një çantë në të cilën kishte 4 paketime të gatshme për shitje me substancë narkotike të llojit heroinë me peshë afër 2 kilogramë.

“I pandehuri akuzohet se më 5 janar 2020, në fshatin Bibaj – Komuna Ferizaj, përkatësisht në parkingun e pompës së derivateve, me rastin e ndaljes së veturës – taksi në kuadër të planit operativ nga ana e Drejtorisë së Sektorit Qendror të Hetimeve të Trafikimit me Narkotikë, gjatë kontrollit tek i pandehuri i cili ishte pasagjer, është gjetur një çantë në të cilën kishte pasur katër (4) paketime të gatshme për shitje me substancë narkotike të llojit heroinë me peshë 1900.16 gram, të cilat substanca i pandehuri i kishte poseduar në mënyrë të paautorizuar dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes”, ka njoftuar Gjykata.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Zëri

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...