Një aksident i rëndë ka nodhur në rrugën për Poturovc saktësisht rrugën për Ribar të Madh.
Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës bëri të ditura detajet nga ky aksident dhe nga tjetri që ka ndodhur gjysmë ore më vonë në rrugën Magure-Lipjan.
“Rreth orës 19:30, në rrugën Magure-Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të lënduarit janë dërguar për tretman dhe me rastin po merret njësiti i trafikut”.


