Katër kandidatë synojnë pozitën e udhëheqësit artistik të TKK-së

PUBLIKUAR

20140808163432511600

Listës së kandidatëve për udhëheqës artistik brenda TKK-së, që ishte e përbërë prej Emin Eminit e Jeton Budimës, gjatë ditës sotme i është shtuar edhe Behar Zenelaj e Adem Zhitopotoku. Mirëpo, sipas ligjit për Shërbim Civil, konkursi do të ishte valid nëse do të aplikonin më së paku pesë kandidatë

Jeton Budima, Emin Emini, Behar Zenelaj e Adem Zhitopotoku janë emrat që ia kanë mësy pozitës së udhëheqësit artistik brenda Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Se të njëjtit tashmë kanë aplikuar për këtë pozitë për KultPlus e ka konfirmuar edhe Shkëlzen Dragaj, këshilltar politik i ministrit të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte, Memli Krasniqit.
Ndërkohë, konkursi për pozitën e udhëheqësit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës është dashtë të mbyllej javën e kaluar, por, për faktin se patën aplikuar vetëm dy kandidatë: Emin Emini dhe Jeton Budima, konkursit i është zgjatur afati edhe për një javë.
Por, sipas ligjit për Shërbim Civil, konkursi do të ishte valid nëse aplikojnë më së paku pesë kandidatë.
Kështu që, sipas rrethanave të deritanishme konkursi për udhëheqës artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të përsëritet. /KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...