Katër erëzat që luftojnë parazitët e zorrëve më shpejtë se medikamentet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Parazitët janë organizma që jetojnë “në kurriz” të një organizmi tjetër! Ata vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme dhe mund të shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore kur nuk trajtohen në kohë.

Disa konsumojnë ushqimin tuaj, duke ju lënë të uritur dhe të paaftë për të fituar peshë. Të tjerë ushqehen nga qelizat e kuqe të gjakut dhe shkaktojnë anemi. Disa hedhin vezë dhe shkaktojnë kruajtje, nervozizëm dhe pagjumësi.

Parazitët mund të jetojnë gjithashtu në organizmin e njeriut për vite pa shkaktuar simptoma, por kur këto të fundit shfaqen, përfshijnë shenjat si: Dhimbje barku, diarre, të përziera ose të vjella, gazra ose fryrje barku, dhimbje stomaku ose lodhje, humbje peshe etj. Parazitët e brendshëm mund të shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore, por konsumimi i erëzave është një mënyrë natyrale për të forcuar imunitetin dhe florën bakreriale dhe për të trajtuar parazitët e zorrëve.

1. Karafili ka veti të fuqishme antibakteriale, antivirale dhe anti-fungale. Vaji esencial i karafilit vret parazitët e brendshëm duke shkatërruar vezët që krimbat vendosin në traktin e zorrëve. Është e vetmja barishte që mund të shkatërrojë plotësisht vezët e parazitëve.

2. Trumza
Trumza zgjon sistemin natyral mbrojtës të trupit, duke penguar rritjen e parazitëve. Vepron duke shkatërruar mikroorganizmat e dëmshëm të zorrëve. Trumza është një antibakterial natyral që pengon rritjen e baktereve në trup.

3. Hudhra
Hudhra mund të bëjë mrekulli kur vjen puna tek parazitët në sajë të enzimave të fuqishme antifungale. Është në gjendje të shkatërrojë mikroorganizmat e rrezikshëm dhe të stimulojë eliminimin e metaleve të rënda nga trupi.

4. Vaji i rigonit
Vaji i rigonit është i pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimin nga radikalet e lira. Është anti-parazitare, anti-fungale, antivirale dhe antibakteriale./living.al

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...