Katër emigrantë mbyten, 400 të tjerë shpëtohen në Detin Mesdhe (Foto)

PUBLIKUAR

Një grup humanitar ka thënë sot se i ka nxjerr trupat e katër emigrantëve dhe i ka shpëtuar rreth 400 të mbijetuar nga anija e drurit e mbipopulluar në Detin Mesdhe mes Italisë dhe Libisë.

Stacioni Humanitar Jashtë-shtetëror për Emigrantë me bazë në Maltë, anija e shpëtimit e së cilës e kreu operacionin, ka thënë se të vdekurit ishin mbytur nën anije, njofton Reuters, përcjell Gazeta Express.

Emergjenca, një organizatë tjetër humanitare, e ka trajtuar një person tjetër i cili u gjet në të njëjtën anije në gjendje kritike.

Ndërkohë, zëdhënësi i rojës bregdetare italiane, shpëtuesit e të cilës duhet t’i kontaktojnë ata për njerëzit që i marrin në det, tha se rreth 500 njerëz janë shpëtuar në tri misione të shpëtimit të martën, të gjithë rreth 32 kilometra larg bregdetit të Libisë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...