Katër amerikanë janë vrarë në hotelin në Kabul

PUBLIKUAR

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se katër shtetas amerikanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm të militantëve talibanë në hotelin “Intercontinental” të Kabulit.

Sulmi ka ndodhur të shtunën, duke lënë 30 njerëz të vrarë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, nuk dha më shumë detaje për viktimat amerikane.

Zyrtarët afganë kanë thënë se 14 shtetas të huaj kanë vdekur në sulm, transmeton Evropa e Lirë.

Gjashtë sulmues janë vrarë po ashtu nga forcat e sigurisë.

Militantët kanë kryer sulmin në hotelin luksoz, të veshur me uniforma ushtarake.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...