Katastrofa natyrore, Uragani Maria shkatërron Dominikan, Kryeministri: Kemi humbur gjithçka (Video)

PUBLIKUAR

Dominika ka qenë stacioni i parë i Uraganit Maria. Kryeministri Roosevelt Skerrit thotë se dëmet janë të mëdha.

“Ne kemi humbur gjithçka që paratë mund të blejnë”, tha ai në një postim të Facebook.

Uragani u përforcua në një kategori “potencialisht katastrofike” të fuqisë pesë, përpara se të bënte ulje në ishullin e Karaibeve.

Më parë z. Skerrit kishte postuar përditësime të drejtpërdrejta kur çatia e tij u shqye, duke thënë se ai ishte “në mëshirën e plotë të stuhisë”.

“Frika ime më e madhe për mëngjesin është se ne do të zgjohemi nga lajme që raportojnë për plagosje të rënda fizike apo dhe vdekje të mundshme si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shira të vazhdueshëm”.

Maria po ecën përafërsisht në të njëjtën rrugë si Irma, stuhia që shkatërroi rajonin këtë muaj. /oranews.al/

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...