Katalonia drejt humbjes së autonomisë

PUBLIKUAR

Ai i sotmi është ultimatumi final i Madridit për liderin katalanas Carles Puigdemont.

Nëse deri në orën 10:00 nuk heq dorë nga përpjekja për pavarësi, Spanja do t’i pezullojë rajonit të pasur autonominë e zgjeruar që gëzon deri më tani. Nëse sfidon thirrjet e qeverisë qendrore dhe përkundër vullnetit të saj e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Puigdemont vendos ta shpallë përfundimisht pavarësinë, aktivizimi i nenit 155 duket i pashmangshëm.

Por, frika është e madhe se ndërhyrja e Madridit për vendosjen e kontrollit të drejtpërdrejtë mbi Katalonjën mund të çojë drejt trazirave në rajon, transmeton tch. Neni në fjalë, pjesë e Kushtetutës së vitit 1978 që çimentoi sundimin demokratik në vend pas vdekjes së diktatorit Franko, nuk është aktivizuar asnjëherë më parë.

Përpara skadimit të afatit pati protesta masive mbi arrestimin e dy liderëve të lëvizjes separatiste në Katalonjë. Për Puigdemont, ky është paralajmërimi i dytë dhe i fundit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...