Kastriot Luma zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Rinjve të Kosovës!

PUBLIKUAR

Me shumicë votash u zgjodhë Kryetar në Kuvendin e të Rinjve të Kosovës, këtë e ka konfirmu Kastriot Luma përmes një postimi në profilin e tij në facebook!

Luma është nga Komuna e Lipjanit, njëherit kryetar i Kuvendit të rinjëve të Lipjanit.

Ja postimi i tij:

Sot, me shumicë votash u zgjodha Kryetar në Kuvendin e të Rinjve të Kosovës!

Në përvjetorin e tetë të Kuvendit të të Rinjve të Kosovës,u mbajtë edhe procesi zgjedhor i brendshëm, ku dhe mu dorëzua detyra e Kryetarit nga znj. Deniza N Limani, ish-kryetare e KRK-së. Në këtë mbledhje u emërua edhe Sekretari i KRK-së, pozitë në të cilën u emërua deputeti Ndriçim Çekaj.Punën e mirë dhe shumë të sukseshme të ish-kryetares dhe kryesisë së kaluar, më takon mua dhe kryesisë së re dhe deputetëve të mbetur që t’a vazhdojmë. KRK është një nga organizatat më të fuqishme dhe më të mëdha në Kosovë,që ka numër të madh të të rinjve brenda saj.

Falenderim për të gjithë deputetët e KRK-së që ma besuan këtë detyrë, shokët miqët dhe familjarët që më pëkrahën dhe më qëndruan afër çdoherë, e më së shumti për të rinjtë e degëve të KRK-së, të cilët vazhdojnë që të kontribojnë në Komunat prej nga vinë.

KRK në ombrellën e sajë ka 13 degë të themeluara, si: Peja,Prizreni,Lipjani,Vushtrria,Deqani,Malisheva,Kamenica,Gjilani,Artana,Kaqaniku, Klina, Shtimja,Skenderaj. Degë këto, disa shumë funksionale e disa nga këto me punën tonë dhe vullnetin e të rinjve nga këto Komuna do mundohemi që ti ri-funksionalizojmë. Veç këtyre do të mundohemi që Kuvendin e të Rinjve të Kosovës ta sjellim sa më afër të rinjve, duke hapur edhe degë të tjera në Komunat të cilat nuk kemi provuar më parë. E rëndësishme nga të gjithë këto, Kuvendi i të rinjve të Kosovës do mundohet që të përfaqësojë drejtë interesat e të gjithë të rinjve të Republikës së Kosovës.

Ne do të jemi zëri i të rinjve, shpresa e
kahmotëshme e cila do t’i mobilizojë këta të rinj për një qytetari aktive në çdo komunë të Kosovës.

Kastriot Luma, kryetar i KRK-së!

Fotografia e Kastriot Luma
Fotografia e Kastriot Luma
Fotografia e Kastriot Luma
Fotografia e Kastriot Luma
Fotografia e Kastriot Luma

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...