Kasami njofton Galdinin dhe Çuno për ”Marshin Protestues” (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami dje ka pritur kryetarin e Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, Arian Galdini, dhe me kryetarin e Partisë për Europianizim dhe Integrim, Rivelino Çuno, për të biseduar në lidhje me protestën që e organizon ”Këshilli Opozitar” dhe e mbështet Lëvizja Besa, njofton Telegrafi.

”Në këtë takim është biseduar për krizën e thellë politike në Maqedoni, si dhe bashkëpunimin e mundshëm të këtyre dy partive në të ardhmen. Po ashtu, kreu i BESËS i njoftoi këto dy subjekte me platformën e Lëvizjes “Ridefinimi”.

Njëkohësisht u diskutua edhe për mënyra të tjera të domosdoshme të reagimit ndaj një regjimi sikurse është qeverisja VMRO – BDI, ndërkaq kryetari Kasami e njoftoi për pjesëmarrjen e Lëvizjes BESA në marshin protestues të paralajmëruar nga Këshilli Opozitar më 9 Maj, me moto Drejtësi, Demokraci dhe Dinjitet – D.” thuhet në komunikatën e dërguar nga Lëvizja Besa.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...