Kardiologu britanik ka trazuar opinionin: Yndyrat mbrojnë shëndetin, na shëndoshë vetëm kjo!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...
Shumë herë deri tani kemi dëgjuar që yndyrat janë të dëmshme për shëndetin, sepse mbyllin arteriet, shtojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, shkaktojnë shëndoshjen… Mirëpo, kardiologu britanik Asim Malhotra, konstaton pikërisht të kundërtën. Dhe nuk është i vetmi!

Në të vërtetë, hulumtimet e reja tregojnë që armiku numër një i trupit tuaj është sheqeri. Veç kësaj, dr. Malhotra konstaton që prodhimet me shumë yndyra janë të mira për shëndetin dhe ekzistojnë dëshmi të shumta të cilat tregojnë që yndyrat jo vetëm që nuk shkaktojnë probleme të zemrës, por ushqimi i cili përmban prodhimet e qumështit me shumë yndyra mbron nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2.

Dr. Malhotra i inkurajon pacientët e vet që të hanë yndyra, por t’i shmangen prodhimeve “light”. “I këshilloj që të hanë prodhime dhe artikuj me shumë yndyra të cilat përmbajnë yndyra të ngopura. Kur u them që edhe të refuzojnë gjithë ato që gjoja ulin kolesterinën, më shikojnë me habi”, thotë kardiologu, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka sqaruar që të gjitha prodhimet të cilat gjoja ulin kolesterinën shtojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe thotë që yndyrat nuk janë fajtori (kryesor) për shëndoshje.

Eksperti suedez, dr. Andreas Enfeld, i cili ka shpikur programin e ushqimit me më pak hidrokarbure por me më shumë yndyra, thekson që shumica mendojnë që regjimi i tij i ushqimit është “bombë me sahat”, mirëpo derisa gjithandej në botë ka njerëz gjithnjë e më të shëndoshë, është fakt që në Suedi numri i njerëzve me peshë të tepërt trupore gradualisht po zvogëlohet.

Veç kësaj, dy hulumtime të cilat i ka bërë më 2014 Lidhja e hulumtimeve mjekësore e Universitetit të Kmbrixhit, ka treguar që yndyrat e ngopura nga prodhimet qumështore, nëse konsumohen me masë, ulin rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...