Karbohidratet nuk janë armiku: Mësoni të dalloni të mirat nga të këqijat dhe humbni peshë pa qenë të uritur

PUBLIKUAR

Shumica e dietave na këshillojnë që të heqim dorë nga karbohidratet.

Edhe pse shpesh i konsiderojnë të rrezikshme për linjën e trupit tonë dhe që mund të na bëjnë të shtojmë peshë, karbohidratet janë të domosdoshme për organizmin tonë në mënyrë që të mund të funksionojmë normalisht.

Karbohidratet janë burim i shkëlqyeshëm i energjisë të cilat i ndihmojnë trupit që të lëvizë dhe të shpenzojë, por edhe të zbërthejë në glukozë e cila është energji e mirë për trurin.

Nuk janë të gjitha karbohidratet të njëjta, por disa janë më të mira se të tjerat, transmeton Telegrafi.

Karbohidratet e këqija janë të thjeshta, karbohidratet e përpunuara të cilat përmbajnë shtesë sheqeri. Disa nga më të këqijat janë buka e bardhë, ëmbëlsirat, lëngjet e gazuara, pijet energjike dhe pastat e bardha.

Me futjen në organizëm të këtyre karbohidrateve vetëm sa grumbulloni kaloritë panevojshme. Kjo nuk do të thotë që duhet të djersiteni kur vendosni të hani ndonjë ëmbëlsirë herë pas here.

Ekzistojnë karbohidrate të mira, burimi i të cilave janë kokrrat e plota të drithërave, fasulja, pemët dhe perimet.

Ato janë të mira sepse janë të pasura me fibra dhe me përbërës ushqyes, ndërkaq shumica përmbajnë magnez, proteina, vitamina të rëndësishme dhe antioksidantë.

Ndër karbohidrate të mira bëjnë pjesë: kinoa, qulli i tërshërës, kokoshkat, fasulja e zezë, qiqrat, mollët, bananet, karotat dhe patatja e ëmbël.

Këtyre u nevojitet kohë e gjatë që të zbërthehen dhe të shndërrohen në sheqer.

Karbohidratet duhet të përbëjnë prej 45 deri në 65 për qind të marrjes ditore të kalorive.

Kushtoni kujdes të dhënave të cilat gjenden në paketimin e produkteve të cilat i blini. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...