Karakteri i kandidatëve dominon fushatën presidenciale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Amerikanët do të zgjedhin presidentin e ri më 8 nëntor kur do të shprehin preferencën e tyre jo vetëm në lidhje me politikat ekonomike dhe të jashtme të kandidatëve, por edhe në lidhje me karakterin që shikojnë tek secili kandidat.

Korrespondenti Jim Malone shpjegon në vazhdim se si tema e karakterit ka dominuar në fushatën e sivjetshme.

Në ditët e fundit të fushatës, dy pretendentët për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton dhe Donald Trump janë përqendruar në kritika ndaj të metave të kundërshtarit.

Rihapja e procesit hetimor të FBI-së në lidhje me serverin privat të emailave që përdorte zonja Clinton gjatë kohës kur ishte sekretare shteti e ka kthyer në qendër të vëmendjes temën e besueshmërisë së kandidatëve. Trump u hodh menjëherë në sulm:

“Ky është skandali më i madh politik që nga Watergate dhe të gjithë shpresojnë me shpirt që drejtësia më së fundi do të vihet në vend”, tha Trump, shkruan “Zëri i Amerikës”.

Clinton mund të jetë në mbrojtje këto ditë, por ajo vazhdon të hedhë kritika në lidhje me karakterin e kandidatit Trump:

“Donald Trumpi vazhdon të trumbetojë frikën, duke njollosur demokracinë tonë dhe duke ofenduar një pas një grupe të ndryshme amerikanësh”, tha Clinton.

Fushata presidenciale shpesh përqendrohet në çështje si ekonomia, politika e jashtme dhe imigracion. Por ky vit është ndryshe, thotë eksperti Matt Dallek:

“Kjo garë është kthyer në një debat kryesisht mbi karakterin dhe personalitetin. Mendoj se tema e karakterit do të mbetet në qendër të debatit. Nuk mendoj se do të fashitet dhe madje në një shkallë të pazakontë, temat në lidhje me politikat e kandidatëve nuk janë aq qendrore sa zakonisht,” thotë analisti.

Anketat tregojnë se shumë votues kanë mëdyshje për besueshmërinë e Clintonit, por një numër edhe më i madh shqetësohen se Trump nuk ka temperamentin e duhur për president.

Ky perceptim i të metave të kandidatëve ka dominuar fushatën, thotë analisti Patrick Hickey:

“Mendoj se këto janë zgjedhje shumë të pazakonta pasi të dy kandidatët shihen negativisht nga shumica e amerikanëve. Zakonisht kjo ndodh vetëm me njërin prej kandidatëve”.

Mëdyshjet për karakterin e kandidatëve kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë fushatës. Donald Trump sulmoi Clinton për çështjen e emaileve në debatin e dytë presidencial:

“Nëse fitoj do të udhëzoj prokurorin e përgjithshëm të emërojë një prokuror special për të analizuar këtë punën tënde”.

Në debatin e tretë ishte Clinton ajo që u hodh në sulm lidhur me komentet fyese të Trumpit ndaj grave:

“Donaldi mendon se duke i poshtëruar gratë duket më i rëndësishëm. Ai i sulmon duke goditur dinjitetin, vlerësimin e tyre për veten. Nuk mendoj se ka ndonjë grua që nuk e di se sa e rëndë është kjo”.

Si rezultat i gjithë këtyre sulmeve mbi karakterin, ka gjasa që rezultati i zgjedhjeve të varet nga mobilizimi i votuesve për të dalë ditën e zgjedhjeve, thotë analisti Hickey.

“Këto janë zgjedhje ku votohet kundër një kandidati, jo pro një kandidati të caktuar, prandaj pjesëmarrja në votime do të ketë shumë rëndësi, pra ka rëndësi se cila palë nxjerr zgjedhësit për të hedhur votën”.

Një ndër fushatat elektorale më të gjata dhe më antagoniste në Shtetet e Bashkuara mbyllet të martën e ardhshme, një fakt shumë i mirëpritur për një pjesë të madhe të amerikanëve. /Zëri i Amerikës/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...