Kapet mbi gjysëm kilogrami kokainë në një autobus të linjës Gjermani-Kosovë në Merdare

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 571 gramë substancë të dyshuar të llojit kokainë, në një linjë të autobusit ndërkombëtarë, në pikën kufitare në Merdare, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit të Doganës, ky autobus po qarkullonte në linjën Gjermani-Kosovë.

Kjo sasi e drogës është gjetur në një valixhe.

“Merdare 3 dhjetor 2021 oficerët doganor gjatë kontrollit të një autobusi të linjave nderkombëtare kanë gjetur dhe konfiskuar 571 gram substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë. Oficerët doganor kanë ndaluar në Merdare autobusin e linjës Gjermani Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt oficerët doganor në një valigje krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Pas kontrolle shtesë të valigjeve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gram narkotikë  tëlllojit kokainë. Rasti është dorëzuar tek policia për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...