Kapet drogë në Prishtinë në vlerë mbi 7 mijë euro, arrestohet një i dyshuar

PUBLIKUAR

Mbrëmë rreth orës 21:00, njësia nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë gjatë një pune hetimore operative (dy javore) në terren, ka arritur të marrë informatën se një i dyshuar është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike në qytetin e Prishtinës.

Hetuesit policorë kanë ndaluar të dyshuarin B.M.,(mashkull kosovar, viti i lindjes 1996), dhe gjatë kontrollit në trup fillimisht i janë gjetur 3 qese të vogla të dyshuar  si substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 1.5 gramë.

Njësia e Forenzikës Regjionale në Prishtinë, pas disa kontrolleve në banesën  e tij,  si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar:

“27 qese të vogla të dyshuar  si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 13 gramë, 3 qese  të dyshuar si  substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 62.9 gramë, Një peshore digjitale e cila  ka shërbyer për matjen e narkotikeve në sasi të vogla, Një  qese e dyshuar  si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.2 gramë, e gjetur në veturën e të dyshuarit, Dy telefona celularë, Para të gatshme me vlerë prej 1545 eurosh ( Njëmijë e pesëqind e dyzet e pesë euro )”, thuhet në njoftim, transmeton Express.

I dyshuari pas intervistimit  me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...