Kane shpreson të transferohet të City pas ndeshjes së parë në Premier Ligë

PUBLIKUAR

Harry Kane po shpreson që e ardhmja e tij të qartësohet pas ndeshjes se Tottenham me Manchester City të dielën

Kane pritet ti ribashkohet shokëve të tij të skuadrës në stërvitje të premten në mëngjes pasi që testi PCR për Covid doli të jetë negativë, duke bërë që ai të lirohet nga karantina.

Megjithatë ka pasur biseda në mes të Spurs dhe City në javën e fundit për kapitenin e Anglisë, edhe pse Spurs befasuan mbrëmë kur pat lajme se kampionët e Premier Ligës e vlerësojnë Kane për rreth 120 milionë euro.

Spurs nuk kanë intereses ta shesin yllin e tyre por Daniel Levy, kryetar i klubit do ta merrte në konsideratë një ofertë prej 150-160 milionë funte.

Nuk ka mundësi që të këtë marrëveshje deri para ndeshjes se Spurs kundër City por Kane shpreson që bisedat të përparojnë pas kësaj ndeshje.

Trajneri i Spurs, Nuno Espirito Santo është përballur me pyetje për Kane në konferencën për shtyp të premten në mbrëmje dhe mund të vendos që ta përfshijë në skuadër për ndeshjen e së dielës, pavarësisht se sulmuesi ka shumë pak minuta të luajtura dhe ka dëshirë ti bashkohet Cityt. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...