Kanë nisur punimet për ndërtimin e sallës sportive në fshatin Gllogovc

PUBLIKUAR

 

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, të marten ka vendosur gurëthemelin e sallës sportive në fshatin Gllogovc, njofton Komuna e Lipjanit.

Projekt ky që pritet të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm, tha Kryetari Imri Ahmeti, duke potencuar se investime në ndërtimet e sallave të tilla janë kryer edhe në vendbanime të ndryshme të Komunës së Lipjanit.

“Sot jemi pranë shkollës së Gllogovcit me ç’rast po inaugurojmë punimet për ndërtimin e sallës sportive për banorët e këtij venbanimi, është projekt që bëhet në kuadër të angazhimeve të mëdha që po bënë Komuna e Lipjanit për të i’u ofruar kushte dhe mundësi nxënësve por edhe banorëve për zhvillimin e aktiviteteve të tyre rekreative sportive”, është shprehur Kryetari Ahmeti.

Ndërkaq, drejtori i sh.f.m.u “17 Shkurti”, në Gllogovc Mehmet Rashiti, ka falenderuar komunën dhe Kryetarin Ahmeti për ndërtimin e kësaj salle sportive edhe për mbështetjen e vazhdueshme në rregullimin e infrastrukturës e sidomos në fushën e edukimit për banorët e fshatit Gllogovc.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...