Kanceri i gjirit – sëmundje nga e cila duhet të kenë kujdes edhe meshkujt

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Përderisa vajzat dhe gratë janë shumëfish më të prira të preken nga kanceri i gjirit, vlen të ceket se kjo sëmundje mund t’i prekë edhe meshkujt.

Në fakt, 1 në 1000 meshkuj rrezikojnë të diagnostikohen me kancer të gjirit dhe, përderisa rreziqet janë dukshëm më të vogla se për gratë, meshkujt gjithashtu duhet të kenë kujdes nga çfarëdo shenjë paralajmëruese, transmeton Telegrafi.

Ekspertët tregojnë se vetëdijesimi për këtë është shumë i ulët, prandaj meshkujt vonohen të diagnostikohen. Në rastet ku meshkujt diagnostikohen me kancer të gjirit, pra kur diagnostikohet sëmundja, në 30-40 për qind të të gjitha rasteve ata janë në fazën e III apo IV.

Sa i përket shkaktarëve të kancerit të gjirit te meshkujve, fatkeqësisht nuk janë bërë shumë hulumtime mbi këtë fenomen – gjithmonë duke marrë parasysh se shanset e meshkujve për t’u diagnostikuar me këtë formë të kancerit janë shumë të vogla.

Sidoqoftë, ekziston një numër i faktorëve të cilët mund ta rrisin rrezikun e këtij kanceri te meshkujt.

Fillimisht është historia familjare dhe gjenetika, ekspozimi ndaj rrezatimeve, nivelet e larta të estrogjenit, etj.

Estrogjeni te meshkujt mund të rritet përmes medikamenteve, obezitetit dhe sëmundjeve të mëlçisë. Pra, kjo e mbështet faktin se alkoolizmi është ndërlidhur më parë me kancerin e gjirit te meshkujt.

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...