Kanada: Miratohet versioni i aktit Magnitsky

PUBLIKUAR

Kanadaja ka miratuar versionin e aktit Magnitsky të SHBA-së, i cili sanksionon rusët për abuzimet e pretenduara me të drejtave të njeriut.

Ky akt ka nxitur komente zemëruese nga zyrtarët rusë, duke përfshirë presidentin Vladimir Putin.

Akti i Drejtësisë për Viktimat e Zyrtarëve të Jashtëm të Korruptuar (Sergei Magnitsky Law), që më parë kaloi dy shtëpitë e Parlamentit Kanadez, më 19 tetor mori miratimin mbretëror, që kërkohet para se të hyjë në fuqi një projekt-ligj.

Ligji do të lejojë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për zyrtarët nga Rusia dhe vendet e tjera që konsiderohen të jenë fajtorë për shkelje të të drejtave të njeriut.

Akti po ashtu do të parandalojë firmat kanadeze që të merren me shtetas të huaj të cilët janë “përgjegjës për vrasje, torturë ose shkelje të tjera të rënda të të drejtave njerëzore të njohura ndërkombëtarisht”.

Shtetet e Bashkuara miratuan Aktin Magnitsky në vitin 2012 me sanksione të ngjashme për rusët që thuhet se janë të përfshirë në shkeljet e të drejtave të njeriut.

Ligji u frymëzua nga avokati rus Sergei Magnitsky, i cili ndihmoi në zbulimin e një skeme masive të mashtrimit të taksave në Rusi, por u arrestua nga autoritetet dhe vdiq në një burg në Moskë në vitin 2009. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...