Kamionit të blinduar që transportonte para i hapet dera gjatë rrugëtimit, derdhen paratë nëpër autostradë – kalimtarët i vjedhin 175 mijë dollarë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Shoferë të shumtë kishin ndalë veturat e tyre në mes të një autostrade, për të mbledhur paratë që ishin shpërndarë nëpër asfalt.

Një skenë e tillë është filmuar në Atlanta të SHBA-ve, ku një kamioni të  blinduar që po transportonte një shumë të majme të hollave më saktësisht 175 mijë dollarë, i ishte hapur dera gjatë lëvizjes dhe paratë ishin derdhur nëpër rrugë, transmeton Telegrafi.

E sipas Robert Parsons, zyrtar policor në Atlanta, ishin rreth 15 vetura të ndalura ku shoferët e tyre po mblidhnin paratë në rrugë, edhe pse të vetëdijshëm që një gjë e tillë ishte kundërligjore duke ditur se paratë ishin derdhur aksidentalisht nga mjeti i blinduar që po i transportonte.

“Policët dhe disa shoferë të kamionëve kanë arritur të mbledhin disa qindra dollarë kur arritën në vendin e ngjarjes, por shuma e madhe ishte marrë nga kalimtarët e rastit”, ka shtuar ai.

Parsons ka bërë të ditur se të gjithë shoferët që kanë marrë paratë nuk do të mund t’i mbajnë, dhe nëse në një afat të caktuar nuk i kthejnë do të ballafaqohen me drejtësinë, kjo për faktin se kanë video që tregojnë targat e veturave të tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...