Kamioni me fuqinë më të madhe motorike që ndonjëherë është prodhuar, shitet në ankand për 13.2 milionë dollarë

PUBLIKUAR

Kamioni me fuqinë më të madhe motorike në botë i njohur i njohur si Thor24, është shitur në ankand me një çmim marramendës në Riad të Arabisë Saudite – për plotë 13.2 milionë dollarë.

Sipas organizatorëve të ankandit, bëhet fjalë për kamionin me fuqinë më të madhe motorike që ndonjëherë është prodhuar – pra motor me 24 cilindra dhe 12 “supercharger” që prodhon hiq më pak se 4 mijë kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.

Për prodhimin e tij apo finalizimin e kësaj kryevepre, Mike Farrah i janë dashur shtatë vite apo mijëra orë pune si dhe 7 milionë dollarë.

Megjithatë edhe pse çmimi fillestar i kamionit ishte 12 milionë dollarë, pati interesim shumë të madh, duke detyruar organizatorët t’ia rrisin çmimin në 13.2 milionë dollarë.

Brenda kabinës çdo gjë është e punuar me përkushtim, kurse motori ka modifikime të rralla që në shikim të parë ngjan shumë me kamionët nga filmat fantashkencë, megjithatë ai është i vërtetë dhe bën zhurmë të madhe kudo që kalon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...