Kamioni cisternë përplaset për muri dhe përfshihet nga flaka, shoferi brazilian humb jetën – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

PUBLIKUAR

Një video rrëqethëse e filmuar në rrugët e Brazilit, shfaq momentin kur një kamion cisternë përplaset për muri dhe pas pak sekondave përfshihet nga flaka, duke bërë kështu që gjithë personat që ishin brenda veturave në atë rrugë të vrapojnë si të çmendur nga të gjitha anët që t’i shpëtojnë më të keqes.

Videoja është kapur nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si kamioni derisa po kthehej në kthesë në Caraguatatuba përplaset për muri dhe përfshihet nga zjarri, transmeton Telegrafi.

E gjithë ngjarja zhvillohet brenda pak sekonda, ku shumë persona që kishin dalë nga veturat për të parë se çfarë kishte ndodhur fillojnë të vrapojnë kur shohin se zjarri zgjerohet nëpër rrugë për shkak të karburantit të derdhur nga cisterna.

Si rezultat i shpërthimit të fuqishëm ka humbur jetën shoferi i kamionit cisternë brenda të cilit kishte vetëm 40 litra derivate, por që ishin të mjaftueshme për të bërë “kërdinë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...